Kryetari i degës Çair së Lëvizja BESA, Bekim Sali, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook ka kritikuar ashpër BDI-në për mosvotimin e amendamenteve të propozara nga Lëvizjes BESA: “Çështja e mos votimit nga BDI amendamentet që kanë të bëjnë në mënyre direkte me kualitetin e jetës së Shqiptareve tregon sa thelle janë të futur në hizmeqarllek. Kjo i bie se BDI është dakord dhe nuk i pengon që në Çair mos të ketë ndriçim, ose në Tetovë shtrati i lumit të mos rregullohet. BDI-ja 8 vite i votoi të gjitha ligjet që u propozoi VMRO-ja (lexo : gazdallaret e mëparshëm dhe aksionar të tanishëm të BDI-se), si për shembull: Ligjin për Shkupin 2014, Autostrada ne Shtip –Radovish, Rruge në Kriva Pallank, Permendore gjithandej, kryqet në Butel, Aeorodrom, Qendër, gati vetëm se në oborr te funksionareve të BDI-së nuk ua vendosen. Për të gjitha këto BDI-ja tha PO pa asnjë problem. Në të njëjtën mënyre BDI-se thonë PO tani kur gazdallaret e rinj LSDM u japin detyre si psh. Ligji i Xha Brankos. Propozimet e Lëvizjes Besa për të investuar ne Komunat Shqiptare janë të papranueshëm për BDI për shkak se prioriteti i BDI-se janë gazdallaret dhe jo interesat e Shqiptareve. Dhe kështu aktoret politik ndërrohen ndërsa BDI ngelet konsistent pozicionit te saj fillestar, SERVILITETIT ndaj gazdallareve. BDI me kokëfortësi, entuziazëm dhe përkushtim dëshmojnë reputacionin e “ te qenurit i nënshtruar politik.” Pasojat nga kjo dëshire e juaja për servilitet fatkeqësisht Shqiptaret po i përjetojnë në kurriz te tyre, andaj veprimtarinë tuaj nuk mund ta përshkruaj me asgjë tjetër përveç se një fatkeqësi elementare”, ka shkruar Sali.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor
- Rëndësia e shëndetit mendor në punë: Si stresi ndikon në performancën e punonjësve
- Klekovski në takimin e OBSH-së: Digjitalizimi dhe parandalimi, prioritete në shëndetësi
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin
- Një histori tronditëse: Problemet e ligjit të bashkëshortit të Arlindës dhe pasojat e saj
- Universiteti i Tetovës dhe Instituti për Standardizim i RMV-së nënshkruan Memorandum bashkëpunimi
- FOTOLAJM/ Të enjten sherr e grushte, të hënën muhabet
- Qoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratës


