Pas një procesi të hapur parazgjedhor, sot në Çair, në lokalet e Hotel Bushi, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Çairit, pranë Aleancës për Shqiptarët, me ç’rast u zgjodhën strukturat e reja të degës së Çairit.
Këtij kuvendi, i cili zgjati më shumë se dy muaj, i paraprinë anëtarësimet e reja, ku u vërejt një entuziazëm i shtuar për aderime të reja, që është shprehje e politikave të drejta dhe konfirmim i ASH-së si forcë politike e së ardhmes.
Ky proces rezultoi me 637 anëtarësime të reja, të cilat gjatë një procesi demokratik, në bazë te kriteriumeve statutore, paraprakisht u zgjodhën përfaqësusesit e nëndegëve për kuvendin e degës.
Në garë për Kryetar dege ishin dy kandidat, Zudi Koka dhe Reshat Kamberi.
Me votim të fshehtë, nën mbikqyrje të komisionit prej 5 anëtareve të komisionit zgjedhor, me shumicë votash për Kryetar dege u zgjodh z. Zudi Koka, afarist nga Çairi. Poashtu u zgjodh edhe kryesia e degës dhe u propozuan anëtarët e Kuvendit Qendror nga dega e Çairit.
Kuvendin e degës e përshëndeti me një fjalë rasti Kryetari i ASH-së z. Ziadin Sela, duke i falënderuar anëtarët, aktivistët, komisionin për rolin e tyre në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Poashtu, thirrja e Kryetarit ishte për bashkëbisedim të vazhdueshëm me qytetarët, për vazhdimin e procesit të konsolidimit të vazhdueshëm të strukturave partiake.




