LSDM-ja sonte shpalosi platformën e saj para banorëve të Kumanovës. Para mijëra simpatizantëve fjalim mbajti bartësja e Listës në njësinë e dytë zgjedhore, Frosina Remenski, si dhe kandidati i kësaj partie në këtë njësi, Muhamed Zekiri. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë. Sipas tij, përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së. Ai u betua se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.
“Për pesë ditë, fiton jeta në Maqedoni. Zëri më është shterur, por tashmë dy vjetë u bërtas kriminelëve. Pas lirisë, u premtoj kompensim për gjithçka që keni humbur. Dua t’i bëj thirrje Gruevskit të pranojë përballje, kanë mbetur edhe disa ditë. Duheshte sot në mëngjes të vijë në duel televiziv por nuk erdhi. Gruevski, nëse ikë përballjes deri në fund të kampanjës, kjo nënkupton se t’i je qyqarë. Për ‘Lagjen e Trimave’, për këtë turp që ja bënë Maqedonisë, patjetër që do të përgjigjen. U betohem se do ta zbardhim deri në fund këtë rast. Betohem se kësi raste të pavërteta, Maqedonia asnjëherë nuk do të përjetojë. Patjetër që rasti i Kumanovës të zbardhet deri në fund, dhe do ta zbardhim. Po frikohen Gruevski dhe Ahmeti nga bashkimi jonë. Të gjithë të krenoheni, së bashku po shënojmë historinë. Qytetarët kërkojnë jetë të përbashkët këtu në Maqedoni. Shqiptarët nuk duan federalizim, as kantonizim, këto janë gënjeshtra të kulluara të pushtetit. Shqiptarët, ashtu sikurse turqit, maqedonasit dhe të gjithë të tjerët, kërkojnë jetë më të mirë, paga më të mira”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Data 15.03.2026
Aktuale
- OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë
- (VIDEO) “Taksë mbi sheqerin” për të luftuar obezitetin, 65% e qytetarëve janë mbipeshë
- “Ajo erdhi me dëshirë!”- E rëndë në Greqi, 17-vjeçarja p*rdhunohet nga një grup djemsh dhe filmohet, arrestohen 10 persona! Të dyshuarit mohojnë ngjarjen
- U vra në mes të Shkupit, por kurrë s’u zbardh: 23 vite nga ekzekutimi i studentit shqiptar
- Sherr me thika mes të rinjve në Durrës, plagoset 26-vjeçari! Shpallet në kërkim autori i ngjarjes
- Zekolli: Heshtja e Ambasadave perëndimore, deshmon gabimin historik që shqiptarët pranuan çarmatimin vullnetar
- “Parajsa” Dubai drejt fundosjes, patundshmëritë bien për 30%, miliona po humbin edhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut?
- Po pastrohet thellësisht shtrati i lumit Vardar

