Zjarret e furishme të ndezura nga erërat uragane kanë shkatërruar qytetin historik të Lahainas në ishullin Maui të Hawait.Brian Schatz, senator amerikan nga ky shtet , tha në mediat sociale se Lahaina është pothuajse totalisht e djegur deri në tokë.Të paktën gjashtë persona vdiqën në qarkun Maui, thanë zyrtarët të mërkurën.Sistemi spitalor i Maui-t është mbingarkuar me pacientë të djegur dhe njerëz që vuajnë nga thithja e tymit.“Zjarrfikësit janë ende duke u përpjekur për të vënë nën kontroll zjarret dhe reaguesit tanë të parë janë në modalitetin e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Schatz, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.Presidenti amerikan Joe Biden tha në një deklaratë se qeveria federale ka dërguar ndihmë në Hawai, ndërsa lufton me flakët dhe vazhdon me përpjekjet e shpëtimit.Ai shtoi se Departamenti i Transportit po punon për evakuimin e turistëve nga Maui. Rreth 4000 vizitorë po përpiqen të largohen nga ishulli, tha zyrtari shtetëror i transportit Ed Sniffen.Lahaina është një qytet historik në skajin perëndimor të Maui. Qendra e saj daton që nga viti 1700 dhe figuron në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike të SHBA.
Data 24.10.2026
Aktuale
- “France 24” jehonë protestës së 12-të studentore në Tiranë: Përplasje me policinë! Të rinjtë shqiptarë akuzojnë Ramën për korrupsion dhe kërkojnë largimin e tij
- Microduck: Robotët që po pushtojnë internetin pas një demonstrimi magjik
- Olsa dhe Alaudini zbulojnë prapaskenat e Big Brother VIP Kosova 5
- Dhunë në protestat e Tiranës: Autoboti i ujit godet protestuesin
- Aleksandar Spasovski: Gazetarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në kufi gjatë hyrjes në Serbi
- Kurti fton shqiptarët e Luginës për një votë të fuqishme kundër diskriminimit
- Kim Mehmeti ‘shuplakë’ Ramës: Mos e lini piktorin ta djegë Shqipërinë dhe ta dëbojë edhe atë pak rini që i ka mbetur!
- Gili uron renë për ditëlindje me fjalë zemre



