Një zjarr i tmerrshëm ka shpërthyer sot në Strumicë, ku kulmet e dy shtëpive në rrugën “Krushevska” u dogjën tërësisht. Zjarri është paraqitur në orën 10:55 në Njësitin e Brigadës së Zjarrfikësve Strumicë. Dy psersona janë lënduar, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.
Sipas informatave të komandatit të brigadës së zjarrfikësve të Strumicës, Aleksandar Gudev, në shuarjen e zjarrit të madhë kanë marrë pjesë gjashtë automete të zjarrfikësve dhe 22 zjarrfikës.
“Zjarri është lokalizuar për një orë e gjysmë. Janë përfshirë dy shtëpi, kulmet e të cilëve kanë rënë si pasojë e zjarrit. Dy persona janë lënduar dhe janë transportuar për shërim në spitalin e Strumicës”, deklaroi Gudev.
Motivet e zjarrit deri më tani janë të panjohura, po bëhet ekspertizë nga ana e ekipeve kompetente.