Këshilli i Prokurorëve Publik në Maqedoni në mbledhjen e mbajtur sot ka zgjedhur disa prokurorë në disa prokurori të vendit. Mes të zgjedhurve janë edhe prokurorë shqiptar në Kumanovë, Gostivar, Dibër dhe komuna tjera, informon INA. Në Prokurorinë e Lartë publike në Shtip është zgjedhur Todor Vitlarov, në Shkup është zgjedhur Sasho Rajçev, në prokurorinë publike të Kumanovës është zgjedhur Teuta Bediu – Ramadani, në prokurorinë e Dibrës, Nehat Croj, në Gostivar është zgjedhur Bashkim Hiseni, në Koçani Borçe Janev, në prokurorinë në Resnjë është zgjedhur Rexhail Sherifovski, thuhet
në komunikatën e Këshillit të prokurorëve të Maqedonisë. Emërime të reja të janë bërë edhe në Veles, Ohër, Manastir dhe Shkup, ndërsa nuk ka
pasur zgjedhje të prokurorëve për Prokurorinë e lartë publike në Shkup, Gostivar, prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup dhe zgjedhjen e një prokurori në Kavadar. (INA)
Data 26.10.2026
Aktuale
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027
- Analiza/ Si e mposhtën studentët një autokrat


