Ka mbetur edhe një javë deri te shpallja përfundimtare e listës kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni kurse partitë zyrtarisht ende nuk kanë publikuar listën me emrat e këshilltarëve dhe kryetarëve komunal të tyre.
Partitë zhvillojnë edhe konsultat e fundit për zgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të garojnë për kryetarë të komunave dhe këshillat komunal. Partitë opozitare pritet të dalin me emra të rinj, ndërsa partitë në pushtet ka shumë gjasa të garojnë me bartësit e funksioneve partiake dhe të atyre në pushtetin ekzekutiv. Në kampin politik maqedonas beteja kryesore do të zhvillohet në kryeqytet ku VMRO-DPMNE pritet të garojë me kryetarin aktual, Koce Trajanovskin, ndërsa LSDM sipas burimeve jo zyrtare më shumë gjasa ka të nominojë deputetin Petre Shilegov. LSDM ka shpalosur kandidaten për kryetare të komunës së Haraçinës, Melikije Halimi.
Partitë shqiptare në këto zgjedhje duket që janë të përqëndruara në të gjitha qytetet pasi në të gjitha hyjnë me gjasa të barabarta dhe në to fituesi pritet të përcaktohet në rrethin e dytë. BDI në disa komuna ka vendosur që të garojë me kryetarët aktual. Pas Fatmir Deharit në Kërçovë, BDI ka zyrtarizuar edhe rikandidimin e Nevzat Bejtës në Komunën e Gostivarit.
Burime partiake gjithnjë e më shumë flasin edhe për rikandidimin e Teuta Arifit në Tetovë edhe pse në këtë komunë ka edhe kundërkandidat të tjerë. Në komunën e Çairit, BDI do të kandidojë zëvendës ministrin e arsimit Visar Ganiun, ndërsa në komunën e Sarajit, ish ministrin e drejtësisë Blerim Bexhetin.
Partitë e tjera shqiptare ende nuk kanë bërë publike emrat e kandidatëve, ndërsa mësohet se në të gjitha komunat ka disa emra për të cilët diskutojnë organet partiake dhe degët e tyre.
Por afatet për zgjedhjen dhe zyrtarizimin e kandidaturave ngushtohen gjithnjë e më shumë. Më 9 shtator përfundon edhe afati për kontrollin publik të listës së votuesve. Aktualisht rrjedh edhe afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur e që do të përfundojë më 4 shtator. Fushata Zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale fillon më 25 shtator dhe përfundon më 13 tetor në orën 24. Ndërkaq, fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor 2017 në orën 24. Ndërkohë që zgjedhjet e rrethit të dytë mbahen më 29 tetor.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Mister në Gostivar: 77-vjeçari gjendet pa ndjenja pranë shtëpisë, me lëndime në kokë
- Mbyllja e vendkalimit ilegal në Bit Pazar, revoltohen disa qytetarë
- Limani mbron ambasadorin Meidani dhe godet VLEN-in ndaj tij: Vëllai i mirë nuk të braktis
- Mbyllet vendkalimi ilegal në Bit Pazar, revoltohen disa qytetarë
- Tension në Tetovë: 73-vjeçari kërcënoi bashkëshorten me mjet të mprehtë
- Tragjedi në Rostushë: Humb kontrollin e traktorit dhe vdes në vend 67-vjeçari
- Denoncim tronditës në Tetovë: “Më mbylli në oborr dhe më puthi pa dëshirën time”
- Sulm ndaj policit në Tetovë, arrestohet 44-vjeçari agresiv

