Kryeministri Edi Rama ka komentuar fushatën elektorale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian që po zhvillohet në Tiranë.
Kreu i qeverisë tha se fushata ishte e përqendruar tek mesazhet “Europë, identitet e përkatësi”, duke theksuar se partia e tij fitoi mbi 52% të votave.
“48% i mbetur i votuesve nuk janë euro-skeptikë, por euro-optimistë të painformuar që mendojnë se duhet të isha shkarkuar, meqë nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkuar Shqipërinë me BE,” u shpreh Rama me tone ironike.
“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë.
Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura.
52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar. 48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet të isha shkarkuar mqs nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE”, u shpreh kreu i qeverisë.