Oda rajonale me seli në Veles në kuadër të Odës Ekonomike të
Maqedonisë sot organizon takim në të cilin do të bisedohet për çështjet për krijimin e një klime më të mirë të biznesit dhe për zhvillimin e ekonomisë në rajonin e Velesit.
Në takim me ftesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Pritet në takim të bisedohet për perspektivat e ekonomisë së Velesit në projektet e reja të Qeverisë, për aktivitetet të cilat lidhen me projektin për ndërtimin e rrugës Veles – Prilep, shfrytëzimin e fondeve IPA, si dhe për kërkesën për kthimin e rregullt të TVSH-së në afatin e paraparë me ligj.
Data 28.10.2026
Aktuale
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin
- Zbulohen lëvizjet e dyshuarit për vrasjen e Arlindës: Një situatë alarmante në Kosovë
- Kërcënimi i dyshuar: Vrasësi i Arlinda Zekajt kërcënon edhe policinë
- Aktivisti, Etrid Zifla ndan detaje nga takimi me kancelarin austriak: Kemi dorëzuar dosje me 140 video dhe foto të dhunës policore në protestë
- Presidentët e Iranit dhe Rusisë diskutojnë tensionet rajonale dhe marrëdhëniet dypalëshe në Moskë
- Enver Hoxhaj: Ligji për Specialen, një gabim që duhet rregulluar


