Volodymyr Zelensky sapo ka mbërritur në Downing Street për një takim me Keir Starmer.
Bëhet e ditur se pati brohoritje nga turmat e mbledhura jashtë ndërsa autokolona e presidentit u kthye nga Whitehall.
Ndryshe, Zelensky pritet të takohet edhe me Mbretin Charles.
Ndërsa pritet të marrë pjesë edhe në një samit të liderëve evropianë të dielën për të diskutuar mbështetjen për Kievin. /Telegrafi/