Për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, ka reaguar edhe kreytari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi.
Ai thotë se gazetari Saliu sot ishte viktimë e nacionalizmit maqedonas.
“Akoma pa filluar fushata zgjedhore, nacionalizmi maqedonas po vjen në shprehje nëpërmjet ministrisë së VMRO-së, parti kjo e cila në të kaluarën burgosi gazetarë, mbylli mediume me të vetmin qëllim, mbjelljen e frikës ndaj gazetarëve dhe heshtjes së fjalës së lirë.
Ky veprim cilësohet si sulm brutal ndaj fjalës së lirë, dhe jo vetëm, por sulm edhe ndaj shqiptarëve me preteks të nxitjes së tensioneve ndëretnike në vend.
Ftojmë faktorët ndërkombëtar që të ndërhyjnë sa më shpejtë dhe të lirohet gazetari Furkan Saliu”, ka shkruar Zejd Rexhepi.
Data 21.09.2026
Aktuale
- Reagimi/ Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!
- Sylë Ukshini: Vendimi i Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së është politik
- VMRO-DPMNE: Deputetët të mos kenë shtetësi të dyfishtë
- Ferati takon ambasadorin e Zvicrës, në fokus investimet dhe bashkëpunimi ekonomik
- Ministri i Jashtëm turk thirrje SHBA-së ta përdorë ndikimin te Izraeli për t’u dhënë fund veprimeve destabilizuese
- “Suksesi i Reformës në Drejtësi varet nga imuniteti i Ballukut!”, Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e saj!
- Fjolla Morina në lidhje të re? I dashuri i saj nuk është shqiptar – surprizon me origjinën
- Jahti me 2.1 ton kokainë kapet në Atlantik, në pranga edhe shqiptari, zbardhen detajet e operacionit



