Janë zbuluar keqpërdorime në më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore që shteti i ka dhënë me koncesion, ndërsa inspektorati do të vazhdojë kontrollet për të siguruar që toka të arrijë te bujqit e ligjshëm, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, gjatë vizitës së sotme në Prilep.
“Nga kontrollet që kemi kryer që nga dita e parë e marrjes së Ministrisë, bëhet fjalë për rreth 2000 hektarë që janë zbuluar, por ka edhe keqpërdorime me subvencionet që janë përdorur nga shteti në mënyrë të paligjshme. Kontrolli i inspektoratit për keqpërdorim është i vazhdueshëm”, tha Tripunovski.
Shteti vazhdon të shpërndajë tokë bujqësore shtetërore me koncesion, të cilën do ta kultivojnë dhe prodhojnë bujqit e vërtetë.
“Përfunduan pesë thirrjet publike që u vunë në dispozicion në dhjetor dhe janar. Tashmë janë përgatitur marrëveshjet dhe po u dërgohen bujqve. Një ndarje e re e tokës pritet në qershor ose korrik”, tha ministri Cvetan Tripunovski sot në Prilep.