Vrasja e djalit 28 vjeçar të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda po hetohet me intensitet. Zbardhet itinerari i autorëve të vrasjes së Klajdi Prendit. Dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona të cilët kanë qenë në një automjet tip “Audi A4” ngjyrë gri me portobagazh me targa greke. Mësohet se ka qëlluar vetëm një prej tyre nga pjesa e pasme e makinës me pistoletë me silenciator.
Klajdi Prendi sa kishte hipur në makinë pasi kishte dale nga bar artisti. Autorët e vrasjes kur janë larguar janë kthyer te kthesa e “Venue”, kanë dalë te Rrethi i Shkozës dhe kanë djegur makinën në Farkë afër liqenit. Në këtë zonë dyshohet se i ka pritur një automjet tjetër me të cilin janë larguar.
Janë sekuestruar krejt kamerat nga vendngjarja deri te rruga e TEG, zona ku kanë djegur maminën, etj duke futur edhe krejt kamerat te Rrethi i Shkozës. Meqënëse në orë të mesnatës ka patur pak lëvizje po shikohen krejtmakinat në atë orë në një perimetër rreth vendngjarjes.
Mësohet se hetuesit e kanë një informacion dhe po e survejojnë makinën me të cilën janë larguar. Celulari i njerit të dyshuar dhe të fokusuar deri tani është nën survejim.
Vrasja e djalit të ri ka përveç zbulimit policor dhe ndëshkimit nga drejtësia, por nga zona nga vinte ai, kanë edhe hakmarrjet kanunore e cila nuk do të jetë e lehtë për autorët.