Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Marija Zaharova tha se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev se Rusia përgatit likuidimin e tij janë insinuatë e pabazë dhe tentim për vetë promovim që dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. Zaharova tha se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë Zaev më shumë i ngjajnë fushatës për reklamim të ndokujt që tenton të prezantohet si viktimë.
Vlerësojmë se deklaratat e tilla janë të pabaza dhe ne këto fraza amerikane i vlerësojmë si tentim për publicitet dhe tentim për të sulmuar marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë. Tregimet e këtilla janë tentim për të mbuluar përfshirjen e vendit në NATO për shkak se ata nuk janë pjesë e aleancës akoma. Për këtë arsye në Maqedoni ishte provokuar kriza politike. Rusia asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë- deklaroi + Deklaratë Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

