29 August 2018 / 15:57
Kryeministri, Zoran Zaev konfirmoi se ka dy kadidatë kryesor për postin e Drejtorit të ardhshëm të Agjencisë Teknike Operative. Në pyetjen pse vonohet emërimi i tij, Zaev fajin ia hodhi opozitës e cila sipas tij, këtë çështje e lidh me organe e tjera që zgjedh Kuvendi. Ai shtoi se drejtori i ardhshëm duhet të jetë profesionist dhe jo partiak dhe se pas emërimit të tij politikanët do të duhet t’i mbajnë duart larg këtij institucioni.
Përfaqësuesit politik në Kuvend si ato në pushtet, ashtu edhe në opozitë kanë 1 ose 2 zgjidhje, as nuk i njoh njerëzit për të cilët flasin e as që kam ambicie t’i njoh. Ata duhet të jenë jashtëzakonisht profesionistë të fortë, jashtëzakonisht ekspertë që ta bëjmë hapin e parë drejt pavarësimit të shërbimeve të sigurisë, respektivisht shërbimeve të inteligjencës në rastin konkret të ATO-së siç është e krijuar. Jam i bindur se kur të kenë qëndrim konsensual për zgjidhje të caktuar, kjo do të thoshte edhe votim. Me gjasë, opozita, siç më informojnë këtë çështje e lidh me organe dhe trupa të tjerë shtetëror që i zgjedh Parlamenti- deklaroi Zoran Zaev.
Alsat


