Kryeministri Zoran Zaev është takuar në Nju-Jork u takua me komisarin për Zgjerim të BE-së Johanes Han, i cili ka porositur se Qeveria duhet të vazhdojë të punojë në mënyrë demokratike të reformave të filluara dhe se atë që do ta arrini është e rëndësishme për perspektivat e shtetit tuaj dhe për gjithë rajonin.
Shërbimi për Informim i Qeverisë së Maqedonisë njofton se Han ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e integrimit të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euro-atlantike.
Në anën tjetër, kryeministri Zaev ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është aktivisht e fokusuar në realizimin e Planit reformues 3-6-9 dhe aktivitetet e nevojshme për realizim të qëllimeve strategjike euro-atlantike të shtetit.
“Po e përfundojmë fazën e parë sipas afatit të paraparë, deri në fund të shtatorit. E kemi Raportin e ekspertit nga BE-ja, Pribe dhe sugjerimet e tij do të merren parasysh në pjesën e dytë të Planit në të cilin tanimë po punojmë. Qëllimi ynë është që të krijojmë kushte për jetë cilësore qytetarëve të Maqedonisë dhe për integrimet euro-atlantike”, ka thënë ndër të tjera Zaev.

