4 Janar 2019 / 9:47
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për sot pritet të takohet me Bilall Kasamin për të shqyrtuar kërkesat e BESË-s që i shtroi si kusht me qëllim që partia e tij të votojë ndryshimet kushtetuese. Zaev tha se e sheh anën pozitive të situatës dhe se partitë opozitare shqiptare janë mbështetës të rrugës evropiane të Maqedonisë. Takimi është caktuar për në orën 16:00 në Qeveri. Ndryshe, data e parashikuar për votimin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese është 15 janari.
ALSAT
Loading…


