Festimi i datave të mëdha, nderimi i paraardhësve tanë të vendosur në
shtetësinë dhe në lirinë e Republikës së Maqedonisë, është vetëm një pjesë e detyrës tonë ndaj të kaluarës sonë të dinjitetshme, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në ngjarjen e sotme shtetërore në shënimin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, para
Përmendores së çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, në oborrin e Qeverisë, në të cilën më shumë delegacione vendosën lule.
Zaev në fjalim theksoi se patriotizmi në përfundon këtu. “Patriotizmin tonë gjeneratat e ardhshme do ta shënojnë vetëm nëse u japim arsye, siç na dha ne gjenerata e partizanëve të luftës antifashiste dhe nacionalçlirimtare”.
“Para 76 vitesh bashkëqytetarët tanë në Prilep dhe Kumanovë ndërmorën aksione me të cilat e shënuan fillimin e kryengritjes së popullit të Maqedonisë kundër okupatorit fashist dhe fillimin e proceseve përfundimtare në regjistrimin e shtetit të Maqedonisë në hartën e popujve në botë”, tha Zaev.
Në kohëra të tilla të stuhishme në skenën e historisë botërore si rezultat i luftës nacionalçlirimtare dhe kryengritjes antifashiste lindi edhe shteti ynë, theksoi Zaev.
Para Përmendores së çlirimtarëve të Qytetit të Shkupit, përveç delegacionit qeveritar lule të freskëta vendosën edhe delegacione të Kuvendit të kryesuar nga deputetët Juliana Nikollova dhe Dime Vellkovski, delegacion i ARM-së i kryesuar nga zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori
Muhamet Racaj, si dhe delegacione tjera të institucioneve shtetërore dhe nga kori diplomatik.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Rastet e Arlinda Zekajt: Kryeministri pranon raportet, konferencë për media nesër
- Gazetari e zbulon: Erion Veliaj u izolua në qelitë e Fierit me urdhër të Ramës. Vendimi për shkak të…
- Rezultatet zgjedhore në Serbi, Rizvan Sulejmani: Pas Millosheviqit, Serbia hyn në procesin e “demillosheviqizimit”
- Hakmarrja e Ramës ndaj influencerave që dolën ne protestë, reagon Fjoralba Ponari: Balluku vodhi 1 miliardë euro, me pafytyrësinë më të madhe propozojnë taksa të reja
- Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia riafirmojnë marrëdhëniet miqësore dhe mbështetjen për integrimin evropian
- 8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve
- Katari mohon ndërhyrjen në zgjedhjet izraelite


