Pas marrëveshjes me Bullgarinë është arritur marrëveshje dinjitoze edhe me Greqinë, me ç’ka është mbyllur edhe çështja e fundit e cila qëndron në rrugën e Maqedonisë në aspiratat euroatlantike, tha sot kryeministri Zoran Zaev në takimin me delegacionin e Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dialog posmonitorues me Republikën e Maqedonisë, të udhëhequr nga bashkëraportuesit Liza Kristoferesn dhe Valeriu Gileçi.
“Qytetarët do ta japin fjalën e fundit në referendum lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, por pres vetëdije shoqërore dhe të gjithë të qëndrojmë pas zhvillimit të Maqedonisë dhe të vazhdojmë edhe më aktivisht të ecim para”, theksoi kryeministri. Sipas tij, marrja e datës për fillimin e negociatave me BE-në do të jetë motiv më shumë në qasjen energjike reformuese të Qeverisë, e cila në këtë proces i përfshinë aktivisht të gjithë
faktorët tjerë shoqëror dhe politikë.
Nga Kabineti i kryeministrit kumtuan se në takim është biseduar për reformat në gjyqësi, e ligjeve, demokracisë dhe të drejtat e njeriut, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si dhe për pjekurinë e dukur nga të gjitha subjektet politike në vend për sjelljen e vendimeve në interes të perspektiva të mëtejme dhe stabilitetit të Maqedonisë. Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE japin mbështetje të proceseve eurointegruese të Maqedonisë dhe progresit të shtetit.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Të dy në një varkë/ Rama-Balluku takim kokë më kokë te Vila 30
- Vuçiç merr selamin e parë nga krimi i organizuar
- “Era e ndryshimit po vjen”/ Bushati, Spiropali dhe Veliaj mesazh të fortë Ramës: Protestat nuk janë fundi i botës, por fundi i një bote
- 352 votues nga Maqedonia e Veriut morën pjesë në zgjedhjet presidenciale në Bullgari
- (VIDEO) Qeveria mburret se shporta e tyre ka 358 denarë më pak në shtator
- Studentët raportojnë mbi 700 ankesa! Kërkojnë përmirësim të kushteve dhe transport falas
- Në 14 qendra në nivel republikan OKH “Merhamet” fillojnë me kurset falas të gjuhës turke
- Ukraina zgjat ligjin ushtarak deri në janar 2027


