Alsat 2019-08-30T12:42:20+02:00
Kryeministri Zoran Zaev ka propozuar para deputetëve Nina Angellovskan si kandidate për Ministre të Financave dhe Hisen Xhemailin ministër pa resor për përmirësimin e klimës ekonomike për kompanitë vendore. Zaev tha se ka besim tek dy kandidatët që do të kontribuojnë profesionalisht në interes të qytetarëve të vendit. Numër i madh i deputetëve të Grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së është paraqitur për replika ndaj fjalimit të kryeministrit Zaev, gjë e cila do të zgjasë zgjatjen e seancës së sotme.
Loading…



