Alsat 2019-04-24T15:16:53+02:00
Kryeministri Zoran Zaev për problemet në BFI tha se puna e tij është që ti shërbejë qytetarëve, ndërsa ajo e reisit është që ti shërbej qytetarëve të komunitetit fetar islam. Zaev tha se duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe se askush nuk duhet të ndërhyjë në politikat e bashkësive fetare.
“Qeveria nuk do të ndërhyjë në komunitetet fetare, kështu do të jetë edhe me BFI-në. Nga ministri Spasovski e di se është kërkuar ndihmë, dhe janë dërguar tre polic. Për udhëheqës është ai që e përcakton Kushtetuta dhe ligjet e Bashkësisë Fetare Islame. Qeveria nuk do të ndërhyjë, natyra laike e shtetit është e qartë. Dje është kërkuar ndihmë nga MPB-ja nga të dyja palët dhe është vepruar me shumë kujdes”-tha Zaev.
Loading…



