6 September 2018 / 15:29
Kryeministri i vendit u shprehe para shefit të NATO-s se ai është i sigurt se referendumi do të kalojë me sukses, madje ai shtoi se referendumi ka një mbështetje prej 75-80 përqind. Ai po ashtu theksoi se menjëherë pasi referendumi të kalojë me sukses do të fillojë dhe faza tjetër, ajo e ndryshimeve kushtetuese.
Jam i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se pas saj do të mund të vazhdojmë me ndryshimet kushtetuese pa vonesa. Pres që procesi ta përfundojmë në kohë, që të mund protokolli për hyrje në NATO të nënshkruhet në fillim të vitit 2019, dhe që të mundin vendet anëtare në NATO ta fillojnë procesin e ratifikimit. Me padurim, presim që ta marrim vendin merituar në NATO dhe plotësisht ta shfaqim peshën dhe përgjegjësinë në aleancë. Rezultatet e anketave të opinioneve publike janë të mira, qytetarët tanë duan që të zgjidhet çështja e emrit dhe vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së. 75-80 përqind e mbështesin anëtarësimin në NATO dhe BE, kjo na jep optimizëm se jemi në rrugën e vërtetë- pohoi Zaev.
Alsat-M