Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se nëse grupet punuese të partive politike nuk merren vesh për KSHZ-në dhe për referendumin, atëherë mund të ketë takim liderësh.
“Gjithmonë ka qenë kështu. Nëse grupet e punës nuk mund të zgjidhin çështje të caktuara, ekziston opsion që të thirret takim liderësh dhe pa dallim se prej kujt do të ishte thirrur ajo. Prej meje ose prej dikujt tjetër lider i partive politike të shumicës parlamentare, ose nga lideri i opozitës apo cilësdo parti opozitare . Besoj se do të gjindet zgjidhje në nivel të grupeve të punës, pasi janë çështje që zgjidhen dhe janë të arsyeshme, mendoj se shpejtë duhet të përgjigjemi për informatë për qytetarët.”, ka thënë Zaev. Sipas tij, KSHZ duhet të formohet menjëherë, sepse ai është obligim i Parlamentit dhe i të gjithë faktorëve politik në shtet. Në periudhën në vijim do të debatohet edhe për datën e referendumit, çështjen e referendumit, karakterin e tij.“Qytetarët kanë të drejtë dhe duhet të deklarohen në referendum”, tha Zaev, duke cekur se ka referendume me peshë të ndryshme, por ky ka rëndësi historike, sepse me të do të definohet e ardhmja drejt së cilës synon vendi ynë. Në pyetjen nëse deri në fund të vitit pret që të ketë 80 deputetë të cilët do t’i zbatonin ndryshimet kushtetuese, Zaev theksoi se ai nuk është qëllim i shumicës në pushtet.
“Besoj se Parlamenti duhet të sigurojë 120 deputetë, nëse vullneti i qytetarëve do të jetë pozitiv në referendum”, theksoi Zaev dhe edhe njëherë shprehi optimizëm se deklarimi i qytetarëve do të jetë pozitiv dhe se shumica e madhe do ta mbështesë të ardhmen e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.
Data 21.08.2026
Aktuale
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë
- Misajlovski: Nga janari rriten pagat, ndërsa Armata pajiset me helikopterë të rinj
- “Rama e ka vendin te 313-ta”, aktivisti Edison Lika: Nuk largohemi nga sheshi pa dorëheqje! Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq
- Operacion antidrogë në Korçë / Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
- Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050!
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze


