Pas zgjedhjeve parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar është e dukshme rritja e interesit rus në Maqedoni, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Juronjuz, dhe paralajmëron se pa ndonjë aksion të BE-së dhe SHBA-së, roli i Rusisë në Maqedoni vetëm se do të përforcohet.
“Ndikimi i Rusisë tani më ndjehet nëpërmjet prezencës së shtuar kadrovike dhe deklaratave të ministrit të punëve të jashtëm, si dhe nëpërmjet aktiviteteve të Ambasadës së tyre në vend”, ka thënë Zaev.
Njëkohësisht Zaev vlerëson se trendi i përkrahjes për BE dhe NATO po bie.
“Përqindja e rënies është shumë e vogël, por ajo shihet”, pohon Zaev.
“Vlerësoj se nëse nuk merren masa shtesë, për shkak uljes së interesit të BE-së dhe SHBA-së në këtë rajon, Federata Ruse do të ketë edhe më shumë hapësirë t’i imponoj interesat e veta”, ka thënë Zaev.

