Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin e Republikës së
Maqedonisë në Asamblenë e 72-të të përgjithshme të KB-së në Nju-Jork nga data 17 deri në 23 shtator, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Në përbërjen e delegacionit të RM-së do të jenë edhe shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe ministri pa dikaster i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi.
Zaev do të marrë pjesë në hapjen solemne të punës së Asamblesë së përgjithshme dhe do të ketë fjalim në konferencën tematike “Qeveria e hapur”, me të cilën do të kryesojë presidenti i Francës, Emanuel Makron. Është parashikuar që kryeministri Zaev të marrë pjesë edhe në shumë panele tjera tematike gjatë këtij tubimi botëror të shefave të shteteve dhe qeverive.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të ketë drekë pune me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, shumë takime të tjera dypalëshe, mes të cilëve edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme
dhe siguri, Federika Mogerini, me kryeministrat e Norvegjisë dhe të Maltës, si dhe me presidentin e SHBA-së Donald Tramp.
Në kuadër të vizitës në Nju-Jork, kryeministri Zoran Zaev do të ketë takime me përfaqësues të diasporës të Republikës së Maqedonisë në SHBA, si dhe me biznesmenë amerikanë.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Rama përsërit thirrjen për dialog në mes të protestave
- Arrestimi i Albert Sylajt: Një histori e arratisë dhe tensionit në male
- Sot zgjidhet drejtuesi i ri i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion
- Reflektimi i institucioneve pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Një thirrje për përgjegjësi
- Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist
- Paguan 5,600 euro për El Clasicon, por babë e bir përfunduan jashtë ‘Camp Nou’ pasi festuan golin e Mbappes
- Skandaloze në Shuto Orizarë: 18-vjeçari dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur në shtëpi të braktisur
- Familjarët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, arrestimi pritet së shpejti


