Republika e Sllovenisë do ta ndihmojë zhvillimin lokal vendor përmes granteve dhe investimeve në projekte për ujin e pijshëm dhe për ujërat e zeza, që do të jenë të rëndësishme për komunat dhe banorët në brendinë e Maqedonisë. Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të Kryeministrit Zoran Zaev me ambasadorin slloven në Maqedoni, Milan Jazbec. Në takim, siç informon shërbimi qeveritar për informim, ambasadori Jazbec ka shfaqur vlerësimin se ndjehen ndryshimet pozitive në Republikën e Maqedonisë. Jazbec e ka uruar Kryeministrin Zaev për efektet nga aktiviteti i përforcuar diplomatik që, siç thekson, i hapin perspektivat e vendit drejtë BE-së dhe NATO-s, por edhe për zhvillim ekonomik dhe jetë cilësore të qytetarit të Maqedonisë. Ambasadori Jazbec ka shfaqur interesin e Qeverisë sllovene dhe firmave sllovene për pjesëmarrje në investime të tilla, që shqyrtohet të realizohen edhe me kyçjen e Qeverisë të Maqedonisë, komunave dhe resurseve private vendore, në pajtim me nevojat.
Zaev dhe Jazbec kanë konstatuar se janë krijuar kushte për intensifikimin e miqësisë së sinqertë dhe shumëvjeçare që e kanë të dy vendet. Në takim është biseduar edhe për klimën politike në të dy vendet dhe për vizitën e ardhshme zyrtare të Kryeministrit slloven Miro Cerar në Republikën e Maqedonisë.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Dhuna dhe narkotikët ‘lulëzojnë’ në Maqedoninë e Veriut, për një muaj janë regjistruar afër një mijë raste
- VLEN: Grubi para drejtësisë, “këndimi” i Bujarit dha rezultat…
- Katër zjarre aktive dhe katër nën kontroll
- QMK: Janë regjistruar 33 zjarre, katër janë ende aktiv
- Jotova për bullgarët në Maqedoni: Nuk do të heqim dorë nga ju, do t’i mbrojmë të drejtat tuaja
- Sot fillon gjykimi për Artan Grubin
- Aeroporti i Vlorës padit qeverinë në Arbitrazhin e Londrës/ Konçesionari kërkon masë sigurie për zgjidhjen e kontratës
- Dita e 86-të e protestave/ Shqiptarët sërish në shesh për dorëheqjen e Ramës


