Kryeministri Zoran Zaev ka emëruar në një post të lartë kardiologun i cili në Kosovë në vitin 2014 ka qenë i arrestuar dhe ka qëndruar në paraburgim si pjesë e grupit të dyshuar për mallverzime dhe keqpërdorime me operacionet e zemrës. Borçe Petrovski, është emëruar anëtarë të këshillit drejtues – përfaqësues të themeluesit Shtëpia e shëndetit public Klikina universitare për kardiologji Shkup. Petrovski dhe anëtarë të tjerë të grupit në Kosovë janë akuzuar për vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”. Në mesin e keqpërdorimeve kanë qenë edhe vendosja e stendave për çka mjekët dhe spitalet kanë përfituar shuma të mëdha devizash. Sipas njoftimeve të mediave kosovare në atë kohë, disa nga mjekët nuk kanë pasur as leje për punë dhe për intervenime në zemër. Petrovski dhe grupi i tij janë akuzuar se disa spitaleve private ju kanë mundësuar përfitime jologjire në dëm të buxhetit të Kosovës. Prokuroa speciale në atë kohë pati njoftuar se “ekzistojnë dyshime se nëntë personat kanë shkelur ligjin me nënshkrimin e marëveshjes për sigurim shëndetësor, të cilën nuk e ofrojnë institucionet shëndetësore publike, me disa spitale private. Petrovski ka qenë pronar i një spitali privat për sëmundje të zemrës në Kosovë, ndërsa ka qenë i angazhuar edhe në disa spitale private në Kosovë. Ai aktualisht është i angazhuar edhe në spitale private në Maqedoni . Më herët Borçe Petrovski ka qenë drejtor i Qendrës klinike dhe ish drejtor i Klinikës për kardiologji në Shkup. Përveç se në vitin 2014, Petrovski në Kosovë ishte arrestuar edhe në vitin 2007, por në atë kohë ishte liruar në mungesë të dëshmive. Në vitin 2014 Petrovski u arrestua për herë të dytë.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor
- “Shqiptaria është me Shkupin”/ Studentët njoftojnë protestë në sheshin “Skënderbej”: Marshojmë drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë
- Gjorgjievski premton ringjalljen e objektit Kapan Han në Çarshi të Vjetër



