26 Janar 2019 / 16:00
Kryeministri Zoran Zaev, në prononcimin e parë para kamerave pas ratifkimit të marrëveshjes së Prespës në Greqi, është po kaq optimist sa në fillim duke shtuar se kjo çështje u mbyllë me sukses. Ai tha se ka qenë fat që në shtetin fqinjë ka hasur në të njëjtën frymë demorkatike.
Kemi pasur fat që të kemi fuqi progresive demorkatike në Greqi të cilat dominojnë se dje pamë edhe praktikisht në parlament se e shohin të mirën e vendit të tyre, për të gjithë Ballkanin, për të gjithë rajonin dhe mbajnë përgjegjësi edhe për qytetarët e tyre edhe për të gjithë rajonin, për të hapur perspektivë. Në një ambient të këtillë, atë që ishte e pamundur, e bëmë të mundur. Evropa flet në superlativ për atë që është bërë mes Maqedonisë dhe Greqisë sepse nuk ka shembuj të tjerë të tillë, jo në BE por as në kontinent”- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.
Situata në fqinjin jugor raportohet të jetë e qetë, për dallim prej ditëve të kaluara të cilat u shoqëruan me protesta që kundërshtonin ratifikimin. Mediat në të gjithë botën dje dhe sot raportuan për marrëveshjen historike duke e konsideruar si shembull të mirë.
“Me autokratë të korruptuar si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili iku në Hungari, marrëveshja për emrin me Greqinë nuk do të ndodhte. Është e paqartë se pse Komisioni Evropian nuk e zbaton shembullin e Maqedonisë edhe në rastet me vendet e tjera të Ballkanit… Kompromisi për emrin është përparimi i vetëm politik në vitet e fundit, i arritur në ndonjë vend kandidat për anëtarësim në BE”, shkruan “Manhajmer Morgen”.
“Fituesi më i madh, në shikim të parë është e ardhmshmja Maqedonia e Veriut. Në këmbim të përcaktimit gjeografik, vendi në horizont fitoi anëtarësim në NATO dhe BE”, shkruan “Folksshtime”.
Mediat botërore shkruajnë se pas zgjidhjes së kësaj çështje mes Shkupit dhe Athinës, vëmendja e ndërkombëtarëve në Ballkan do të fokusohet te raporti Kosovë-Serbi.
Fatlume Dervishi
Loading…


