Alsat 2019-09-06T16:14:01+02:00
Kryeministri Zoran Zaev tha sot se nëse është e nevojshme ai është i gatshëm të thërrasë një mbledhje të liderëve partiak për të diskutuar mbi Ligjin për Prokurorinë, por theksoi se gjithsesi duhet të ndiqet rruga ligjore.
“Qëllimi jonë ka qenë dhe do të mbetet që të gjejmë marrëveshje. Marrëveshja është garanci për realizimin e zgjidhjeve të reja ligjore, posaçërisht në sistemin gjyqësor. E di që sot ka takim të grupit të punës. Me kënaqësi rri në dispozicion të grupit të punës që të përfshihem edhe unë edhe Mickovski i cili me siguri do të pranojë. Çështja është serioze, nuk jemi larg zgjidhjes, mund të gjendet zgjidhje. Dikush do të thotë se ky përsëri është optimist, po pa qenë optimist nuk mund të gjendet zgjidhje. 15 shtatori vjen edhe të mos gjendet zgjidhje lëndët do të shkojnë tek prokurori shtetëror, edhe të ketë zgjidhje lëndët përsëri do të shkojnë tek prokurori shtetëror. Gjithsesi se kjo është zgjidhja”-tha Zoan Zaev, kryeministër.
Loading…



