Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Cipras, kanë realizuar bisedën aq të përfolur telefonike. Sipas qeverisë, biseda është realizuar mes orës 14 dhe 15 dhe ka zgjatur një orë, shkruan Gazeta Lajm. Edhe pse gjatë bisedës janë shqyrtuar disa opsione, nuk është arritur ndonjë ujdi, por nesër do të realizohet një bisedë e re.
“Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev sot realizoi bisedë 60 minutëshe me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras. Biseda u realizua mes orës 14 dhe 15, sipas kohës maqedonase. Gjatë kohëzgjatjes së bisedës është diskutuar për çështjet e mbetura dhe u shqyrtuan disa ide për zgjidhje. Gjatë paraditës së nesërme do të pasojë edhe një bisedë telefonike”, thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë.