27 Nëntor 2018 / 12:57
Kryeministri Zaev gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të forumit rajonal “Promovimi i zbatimit të Konventës së Stambollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi – Politika për integrim dhe partneritetet inkluziv” ka konfirmuar se ka pasur takim me ish ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov, dhe kryetarin e komunës së Kavadarit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev. Zaev tha se beson se përgjegjësinë e qartë që e kanë shprehur Nikolla Todorov dhe Mitko Jançev mund të inkurajojnë disa deputetë nga VMRO-ja të cilët “e dinë se cili është hapi i duhur” të marrin guximin e duhur.
Edhe pse janë përjashtuar nga organet e partisë, Zaev beson se ata kanë ndikim në parti, pavarësisht nga ndryshimet në pozita, ata ende ndjehen si pjesë e VMRO-DPMNE dhe prandaj i ka ftuar për kafe në Strumicë.
Besoj sinqerisht në të, kjo gjakderdhje, urrejtje që po shfaqet në shoqërinë tonë duhet që së bashku ta tejkalojmë, veçanërisht në këtë peiudhë kur të gjithë kemi qëllime të njëjta strategjike, atë të anëtarësimit në NATO dhe BE”- u shpreh Zaev.
Alsat
Loading…


