Drejtimi në të cilin lëvizë Maqedonia është i mirë dhe hapë perspektiva për qytetarët dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit, theksoi shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Gorazd Bartol në takimin e sotëm me kryeminsitrin Zoran Zaev.
“Nxitët energji pozitive që po ndjehet në vend, ndërkaq e ndjen edhe Brukseli, përmes politikave demokratike të Qeverisë së re të inkluzivitetit dhe ndërtimit të urave ndërmjet qytetarëve në vend, fqinjësisë së mirë në rajon dhe bashkëpunimit të hapur ndërkombëtar. Drejtimi në të cilin lëvizë Maqedonia është i mirë dhe hapë perspektiva për qytetarët dhe për aspiratat euro-atlantike të vendit”, është porosia që Bartol ia transmetoi Zaevit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Ai ia uroi Zaevit marrjen e detyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shprehi transparencë të Zyrës së NATO-s në Maqedoni, për ndihmë dhe mbështetje në të gjitha hapat që i bën Qeveria dhe vendi ynë, për anëtarësim në Aleancë.
“Jam i vetëdijshëm se është koha për lidership që do të sigurojë përparim të shtetit dhe nga Maqedonia do të krijojë vend të njerëzver të lumtur. Ky është qëllimi im i fuqishëm, t’i lërë anash paragjykimet në të kaluarën dhe ta sigurojë të ardhmen e shtetit, e cila është në NATO dhe në BE”, theksoi Zaev.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë shfaqi bindje se procesi aktiv reformuese që e inicoi Qeveria do të jetë sinjal për Evropën dhe për NATO-n se qytetarët e RM-së meritojnë të jenë pjesë e këtyre dy organizatave më të mëdha demokratike ndërkombëtare.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Përçarje te Laburistët/ Deputetët ndahen për garën që mund të pasojë largimin e Starmer
- Prej 23 ditësh mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama i acaruar për Financial Times: Protestuesit më quajnë “Kumbari” i Shqipërisë, u them “F*ck you” (Shkoni q*huni)
- Grabitje në një shtëpi në Gjakovë, zhduket arma me 30 fishekë
- Kolegu godet me kamion për vdekje 54 vjeçarin në punë, ja detajet nga policia
- DAP: Do të ketë një ndërprerje të përkohshme në sistemin “TVSH-ja Ime” për shkak të një përmirësimi teknik
- Shi, bubullima dhe erë e fuqishme deri të premten
- Pasi Fondi Shëndetësor miratoi një ilaç gjenerik në Maqedoni, çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë
- Ndryshime në Policinë e Shtetit, shpallen emrat e rinj që marrin drejtimin e disa qarqeve

