Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, 15 minuta para skadimit të kohës së mbylljes së votimit, ka konstatuar se nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe e ka deklaruar seancën të mbyllur. Ndërkohë i uroi Qeverisë punë të mbarë në vazhdim. Në sallë kishte shumë pak deputetë të shumicës dhe i gjithë kabineti i qeverisë së Zaevit. Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e braktisi sallën shumë më herët sesa të fillonte seanca duke e komentuar si farsë të gjithë procedurën e thirrur nga kryetari i Kuvendit.




