Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe Partisë Progresive Serbe, ka hedhur poshtë akuzat se ai ka “fituar” zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, duke theksuar se fitorja ishte vetëm për kandidatin Jakov Milatoviq. Sipas tij, opozita në Serbi nuk duhet të pres të ndodhë e njëjta gjë, në zgjedhje presidenciale si në Malin e Zi.“Mund t’ju tregoj për vetë fushatën në Mal të Zi, ku dikush ka gabuar, por këtë nuk e mbaj mend”, tha ndër të tjera Vuçiq.Ai ka thënë se përveç urimeve zyrtare për Milatoviqin, ka shkëmbyer edhe mesazhe me të, ndërsa ka bërë të ditur se kur të përfundojë inaugurimi, në maj, pret që presidenti i ri malazez ta vizitojë Beogradin, sepse ka vend për marrëdhënie më të mira e të niveli më të lartë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi të ndërtuara në mënyrë racionale.“Vuçiq nuk fitoi në Mal të Zi, nuk ndërhymë, u sollëm me përgjegjësi, të gjithë e uruan Milatoviqin edhe para shpalljes, kurse unë pas fitores shpreha shpresën se do të punojmë më shumë në marrëdhëniet tona, mund të bëjmë më shumë dhe më mirë. E kam vënë në baza racionale, vetëm pak çaste më parë kemi shkëmbyer mesazhe dhe e kam uruar edhe një herë, besoj se në maj, kur të përfundojë inaugurimi, një nga vendet e para që do të vizitojë do të jetë Beogradi”, theksoi Vuçiqi.
Data 30.04.2024
Aktuale
- Dyshohet për shpërdorim të 5,7 milionë euro nga buxheti i Agjencisë për Rini dhe Sport – Prokuroria ngritë propozim-akuzë kundër 12 personave
- Kroacia me çmimet më të ulëta të gazit e energjisë elektrike në BE
- Mexhiti: Do të jemi pjesë e një qeverie të orientuar drejt integrimeve europiane
- BDI: Mickoski me lajme të rreme qëllimshëm po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike
- Capital T dhe modelja Gresa Hoti shfaqen në të njëjtin vend, cila është e vërteta?
- Menduh Thaçi: Skënderbeu me u ngjall VLEN-i nuk hyn në qeveri!
- Arrestohet një shtetas i Serbisë në aeroportin e Shkupit
- Mickoski: Rregulli fitues me fitues është shkelur në vitin 2017