Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është ftuar sot në Bruksel për të biseduar me sekretarin amerikan Xhon Kerri, për çështjen e Kosovës dhe për rrugën euro-atlantike të shtetit serb. Media serbe B92 shkruan se Vuçiç dhe Kerri do të flasin për “normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë–Beograd”, si dhe për hapat integrues të Serbisë në BE.
Pritet që temë e takimit të jetë edhe stabiliteti në Ballkan, pas grushtit të shtetit në Turqi.
Takimi Kerri-Vuçiç në Bruksel vjen pas vizitës së ndihmësekretares amerikane, Victoria Nuland në Prishtinë e në Beograd javën e shkuar.