Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Dibër, ku një 27-vjeçar mbeti i vrarë, pasi u qëllua aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij.
Gazetari Enver Doçi raporton se është vrarë me armë gjahu 27-vjeçari Gentian Kosiqi, ndërsa autori i ngjarjes së rëndë është shoku i tij, Rifat Xheleshi.
Sipas policisë, dy të rinjtë kishin dalë për gjah mesditën e sotme, ku dyshohet se nga pakujdesia shtetasi Rifat Xheleshi ka plagosur me çifte shokun e tij, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital.



