Petrit Mamaj ka mbërritur këtë pasdite në Gjykatën e Fierit. 56-vjeçari u arrestua një ditë më parë për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij, Valentina Mamaj.
Mësohet se 56-vjeçari ka shkuar në gjykatë me pranga në duar dhe nën masa të shtuara policie.
Autori do të përballet me togat e zeza, ku drejtues i seancës është prokurori Çlirim Sino, ndërsa gjyqtare Erlanda Agaj. Ai vrau një ditë më parë bashkëshorten, duke e goditur me thikë në gjoks, dhe shkoi te lokali për të ngrënë, duke e raportuar ngjarjen si vetëvrasje.



