Një 27 vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në Dibër, pasi është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij. ‘’BalkanWeb’’ siguron foton e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Ai është Rifat Xheleshi, i riu që afër mesditës së sotme doli për gjah dhe qëlloi 27-vjeçari Gentian Kosiqi.
Sipas policisë, 18-vjeçari dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte 27 vjeçarin, i cili ka humbur jetën në spital.
Gazetari Enver Doçi raporton se Xheleshi është shoqëruar në komisariat kurse arma është sekuestruar.



