Alsat-M 2019-04-22T15:09:49+02:00
Prokurorët e Kumanovës kryen ekspertizë në fshatin Sllupçan, ku mbrëmë u vranë dy persona. Informacioni fillestar ishte se është shtënë nga afër ndaj makinës ku ishin 47 vjeçari Elham Sallahi nga fshati Opajë, dhe djali i tij tetëvjeçar. Të dy vdiqën në vendngjarje. Dëshmitë e mbledhura nga vendi i vrasjes i quajtur “Pusi i Sllupçanit”, si dhe ndaj gjurmëve në terren do të kryhet ekspertizë.
Janë gjetur dhe janë marrë një numër më i madh i gëzhojave dhe përmes ekspertizës së tyre pritet të përcaktohen fakte të rëndësishme në këtë rast. Do të kryhet ekspertizë edhe ndaj makinës, ku ka më shumë gjurmë të dukshme nga sulmi me armë zjarri. Është lëshuar edhe Urdhër për të kryer një autopsi mbi trupat e të ndjerëve “- theksuan nga Prokuroria Publike Themelore
Policia nuk zbulon detaje. Ata njoftuan se dje në mbrëmje pas orës 22, policët nga Mateçi e gjetën një makinë – Opel Astra me targa të Shkupit. Brenda ishin tashmë të vdekurit. Hetimi duhet gjithashtu të japë një përgjigje, se pse në shënjestër të vrasësve ishte edhe djaloshi tetëvjeçar. Sipas informatave jozyrtare, i vrari Elham Salihi ka qenë një fajdexhi, por për momentin nuk ka informata zyrtare nga MPB-ja, nëse shkaku i vrasjes së tmerrshme lidhet me veprimtarinë e tij.
Bojan Stojanovski
Loading…



