02 July
Ka ndërruar jetë në Klinikën e Shkupit 78 vjeçarja P.T. bashkëshortja e sulmuesit i cili gjatë ditës së djeshme në lagjen Butel vrau nipin e tij, shtiu ndaj bashkëshortes dhe vajzës dhe më pas u vetëvra. Vajza e plagosur në kokë akoma po lufton për jetë. 84 vjeçari P.T ish polic, deri tani në rrethana ende të panjohura me pistoletën e tij “Bereta” të cilin e posedonte me leje, kishte shtënë me një plumb ndaj bashkëshortes së tij ndërsa më pas edhe ndaj vajzës. Me vendim të prokurorit, trupat janë dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për ekspertizë ku po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

