Autoritetet greke janë ende në ndjekje të shqiptarit tjetër që kreu vrasjen e 19-vjeçarit pak ditë më parë. Mediat bëjnë me dije se i riu i shpallur në kërkim është shok i 23-vjeçarit shqiptar të vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje. Ai dyshohet se është arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit.
Sipas shtypit grek bëhet fjalë për një 20-vjeçar, anëtar i një grupi që mori pjesë në sulmin e përgjakshëm të ndodhur në vitin 2019 ndaj dy tifozëve sërish në zonën e Charilaos.
20-vjeçari ka mbërritur me makinë në stacionin kufitar dhe ka kaluar në Shqipëri. Dokumentacioni i tij është kontrolluar nga autoritetet greke dhe ato shqiptare.