Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka mbledhur 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe për vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.
BW mëson se pas takimit për Saimir Hoxhën do të vendoset ylli në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.
Dje Hoxha u shpall “Dëshmor i Atdheut” pasi dy ditë më parë gjatë një operacioni antidrogë në Kune Vain u ekzekutua nga 21-vjeçari Aldi Rama.



