Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.
Mësohet se efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka kaluar në gjykim për akuzën vrasje më dashje të të riut Klodian Rasha.
Seanca paraprake kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri. Avokati i ish-policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje Qazim Rashës në sallën e gjyqit.



