Policia e Shtetit shprehet se autori i vrasjes së 14 vjeçarit Martin Cani, Mario Perlleshaj ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Ky lajm është konfirmuar për News 24. Sipas bluve, të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali.
Uniformat blu kanë sqaruar se ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.
14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit.
Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.
Autoritet shtojnë se këto të dhëna nuk mund të përdoren, pasi janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.