Pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të dominojnë bregdetin dhe zonën e ulët, por me kthjellime dhe vranësira më të theksuara paraqitet moti në shtrirjen lindore. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen lehtësisht në të gjithë zonën malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4 deri në 23 gradë celcius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, duke sjellë në det dallgëzim mbi 2



