Shkruan: Xhevdet Hajredini
Çdo votë për BDI është edhe votë për VMRO-DPMNE njësoj siç ishte para 2 viteve kur BDI për interesa të VMRO-s kërkoj zgjedhje të parakohshme, me qëllim që të behet e mundur zgjedhja e Ivanovit kryetar të shtetit dhe VMRO-DPMNE të fitojë 63 deputet.
Shëtitën dhe u gostitën funksionarët e BDI-së dhe nuk siguruan asnjë votë për deputet shqiptarë nga diaspora, as nga Zvicra ku jetojnë mbi dyqind mijë shqiptarë nga Maqedonia, ku me dekada kanë qëndruar edhe funksionar të BDI-së.
Mbas këtyre zgjedhjeve nuk u realizua asnjë premtim i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore,as kryetar konsesual, asnjë funksionar i lartë shtetëror.
Gjatë fushatës parazgjedhore, asnjë funksion tjetër i lartë shtetëror, asnjë drejtori apo agjenci e rëndësishme shtetërore. Vetëm u mbyll zëri i të vetmit deputet Izet Zeqiri të RDK-së i cili me argumente të shumta e çveshte në kuvend politikën diskriminuese të koalicionit VMRO-BDI. Me këto zgjedhje BDI-ja i mashtroi shqiptarët e Maqedonisë se gjoja e ndihmon procesin e integrimit euroatlantik, se do të dalin nga koalicioni qeveritar në qoftë se Maqedonia nuk pranohet në NATO, etj.
Përkundrazi në mbledhjen e parë pas konstituimit të qeverisë së re, në rend dite u vunë çështje të cilat deri atëherë nuk ishin përmendur, një far zonë e lirë financiare e cila do të shërbente për larjen e parave të vjedhura prej se kanë ardhur ne pushtet, për ndalesën me kushtetutë të martesave të personave të së njëjtës gjini, gjë e cila nuk është e lejuar as me ligjin i cili edhe tani është në fuqi, ndryshimi vetëm i emrit të bankës së shtetit, vendosjen e luanit në stemën e Maqedonisë.
Sipas deklaratave të funksionarëve të VMRO-së për të gjitha këto çështje kaq të “rëndësishme”, shumë kohë më parë paskan qenë marrë vesh dy kryetarët harizmatik të dy partive në pushtet. Për këto propozim ligje nuk ka pasur dijeni as ministri shqiptar i drejtësisë.
Gjatë dy viteve të fundit ndodhi diçka që vështirë se ka ndodhur ndonjëherë diku tjetër në bote. U zbulua se gjatë një periudhe dhjetëvjeçare këtë shtet e ka sunduar një garniturë kriminele e cila më në fund e zhyti në një krizë të thellë politike dhe morale, sa që edhe ndërhyrja e pa precedent e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve dhe përpjekjet e tyre intensive janë ende larg rezultatit përfundimtar.
Sipas VMRO-së, krizën e kanë shkaktuar “miqtë tanë ndërkombëtarë” të BDI-së, kurse, sipas BDI-së, krizën e kanë shkaktuar qarqet e lindjes, përndryshe mbështetës të VMRO-së. Të dy partnerët, me këta shpjegime absurde, përpiqen të shpëtojnë nga përgjegjësia politike, penale dhe morale e cila i pret në të ardhmen e afërt. Se bashkë e kanë shkaktuar krizën u pa edhe gjatë bisedave me praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, për arritjen e marrëveshjes së Përzhinës.
Piter Vanhaute, ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian, në intervistën e dhënë javores ‘Fokus’, të datës 29.04.2016 flet për presionin që VMRO-ja e ushtron mbi BDI-në. I nxitur nga kjo dëshmi skandaloze, zotin Vanhaute, në një takim të rastit, e pyeta se për çfarë presioni bëhet fjalë, ai më tha se gjatë bisedimeve Gruevski kërkoi pauzë që të bëjë konsultime me Ali Ahmetin.
Kur u kthye nga ky konsultim Ali Ahmeti e ndryshoi qëndrimin dhe në vazhdim filloi ta përkrahte Nikola Gruevskin dhe VMRO-DPMNE.
I vetmi problem është se partia më e madhe në këtë shtet refuzon të bëjë çfarëdo hapi në drejtimin e duhur, i bllokon të gjithë proceset, këtë e bëri me mbështetjen e BDI-së, shumica e kuadrove udhëheqëse të së cilës janë të shantazhuar me incizime komprometuese. Para se të njoftohen me këto incizime, BDI-ja bënte thirrje që ata në tërësi të publikohen. Por, kur ata filluan të publikohen, të njëjtët i kaploi paniku edhe në Kuvend shpejt e shpejt nxorën një projektligj me të cilin rreptësishtë ndalohet publikimi i tyre, edhe atë jo vetëm brenda shtetit por edhe në botën e jashtme.
Shpresoj se propozuesi për këtë propozim nuk e ka konsultuar as ministrin e drejtësisë të partisë së vet nga BDI. Tashmë është bërë e njohur edhe sipas gjetjeve të Grupit së Pribes edhe sipas prokurorisë speciale publike, se përgjimet i kanë bërë institucionet e këtij shteti, në krye të cilit qëndron qeveria e koalicionit të dy partive BDI – VMRO-DPMNE.
Këto dy parti duhet të humbin zgjedhjet dhe fajtorët të shkojnë në përgjegjësi. Në qoftë se i fitojnë, edhe pak kohë agoninë e vet e vazhdojnë.