Një 35-vjeçar nga Gostivari është arrestuar nën dyshimin se gjatë mëngjesit të sotëm, ka vjedhur para nga kisha “Shën Maria e Virgjër” në Gostivar, përcjell TV21.
“Sot (05.01.2026) në ora 08.50) në bulevardin ,,Goce Dellçev,, në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.I.(35) nga f.Vrutok i Gostivarit. Ai dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit, ka kryer vjedhje në kishën ,,Shën Maria e Virgjër,, në Gostivar, ku ka vjedhur para. Tek ai janë gjetur dhe konfiskuar pjesë nga paratë e vjedhura. I njëjti është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.


