Panorama Online ka siguruar pamjet nga grabitja te argjendaria në Kamëz të shtunën e kaluar.
Autorët duken në pamjet e siguruara prej gazetares Xhensila Kodra, teksa thyejnë vitrinat e dyqanit me çekiç njëri prej tyre, ndërsa tjetri me kallash dhe më pas marrin sendet me vlerë dhe i fusin në çanta.
Ngjarja u krye të shtunën rreth orës 13:00, prej dy personave të maskuar, njëri prej të cilëve ishte i armatosur me armë zjarri.
Autorët hynë në argjendarinë në pronësi të shtetasit O.L. dhe morën një sasi bizhuterish me vlerë. Më pas ata u larguan me motor.
Nga hetimet paraprake rezulton se grabitësit lëvizën drejt zonës së Zall Herrit. Kamerat e sigurisë kanë filmuar itinerarin e tyre, ndërsa në një moment autorët janë rrëzuar me motor, por kanë arritur të largohen sërish.
Vlera e bizhuterive të vjedhura arrin rreth 700 mijë lekë.
Policia ka shoqëruar disa persona me precedentë penalë për verifikime, por deri tani autorët nuk janë identifikuar.


