VMRO-DPMNE-ja sot në konferencë për shtyp kërkoi, siç theksoi anëtari i partisë Dragan Danev, që institucionet më të mos i tolerojnë manipulimet e liderëve të LSDM-së Zoran Zaev i cili, siç u theksua, e ka gënjyer gjykatën vetëm për ta anuluar seancën gjyqësore.
Danev tha se Zaev e ka gënjyer gjykatën “pa iu trembur syri” vetëm që edhe njëherë ta anulojë seancën gjyqësore dhe ta zvarritë lëndën për blerje që e ka kërkuar nga biznesmeni i Strumicës. Në seancën e njëjtë, shtoi ai, fillimisht kërkoi përjashtim të prokurorit dhe, siç tha, sërish me gënjeshtra se është zhvilluar procedurë kundër tij.
Danev tha se marrëdhënia e tillë e Zaevit ndaj shtetit dhe institucioneve duhet të ndërpritet.