Vendi i kriminelëve nuk është në politik por në Idrizovë. Kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke thënë se gjysmë milion maqedonas mposhtën LSDM-në, dhe skenarët e tyre kriminele dhe destruktive.
“Krimineli i aboluar, Zoran Zaev dhe shoqëria e tij kriminele në kreun e partisë kanë shndërruar LSDM-në, në promovues dhe mbrojtës të krimit dhe gjithçka që është joligjore. Bashkëpunëtorët e tyre që kanë shitur kokainë janë në paraburgim, ndërsa LSDM përpos kërcënimeve ndaj gazetarëve hesht dhe nuk përgjigjet në pyetjet që janë në interes të opinionit. A e din Zoran Zaev, si mik i dëshmuar i nëntokës, se miqtë e tij me vite kanë shkatërruar jetë të qytetarëve dhe a ndjen të paktën përgjegjësi morale?”, thuhet në komunikatën e VMRO-së, transmeton SHENJA.
Nga VMRO-DPMNE thonë se opinioni ka të drejtë të dinë “për krimet e njerëzve të lidhur drejtpërdrejt me krerët e LSDM-së”.
Powered by WPeMatico